Transmetuar më 25-06-2021, 15:11

Ankthi i pritjes po rritet për Belgjikë-Portugali, një nga sfidat më sugjestionuese në 1/8 finale të “Euro 2020” (e planifikuar për të dielën, 27 qershor, ora 21:00). Midis belgëve ekziston një “spiun” i veçantë, që zbulon “sekretet” e kapitenit dhe liderit të luzitanëve, Cristiano Ronaldo: "Ai ka shumë respekt për Lukakun dhe do të jetë shumë i motivuar për ta fituar ndeshjen, si gjithmonë".

Fjalët janë të Daouda Peeters, mesfushori belg me origjinë nga Guinea i Juventusit U-23, i cili ka ndarë me Ronaldon ndonjëherë dhomën e zhveshjes së ekipit të parë. "Cristiano është një person shumë i këndshëm, – thotë ai në një intervistë për "Het Latste Nieuws", – aspak arrogant, por në të njëjtën kohë e merr futbollin shumë seriozisht. Në autobus vështirë se flet për ndonjë gjë tjetër".

Mollenaar Daouda Peeters bij Juventus: “Doe alles aan 100 pr... (Mol) -  Gazet van Antwerpen Mobile

Lojtari i ri i Juventusit pastaj flet për marrëdhënien e tij me CR7: "Ai dëshiron të fitojë gjithmonë dhe kudo, por i ndihmon lojtarët e rinj të rriten. Edhe pa më kuptuar, ai bëri të njëjtën gjë me mua, duke u përpjekur të nxjerrë më të mirën. Unë mendoj se është një cilësi shumë e mirë, e rëndësishme".

Daouda pastaj tregon dietën ushqyese, me të cilën potugezi ka ruajtur një trup të admirueshëm edhe për 20-vjeçarët: "Ai ha gjithmonë të njëjtën gjë: brokoli, mish pule dhe oriz. Pi litra uji, por jo Coca Cola. Kur shkova në palestër me të më bëri përshtypje, ka fizik të përsosur për një futbollist. Edhe pse jam mjaft muskuloz, atë ditë mendova: Ende kam shumë për të punuar. Ronaldo është bërë i tillë duke u stërvitur si maniak për shumë vite".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd