Transmetuar më 25-06-2021, 10:40

Testin PCR keni mundësinë ta kryeni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Për të bërë testin PCR Covid-19, ju lutem ndiqni hapat më poshtë.

1.Shkoni në aeroport tre orë para fluturimit tuaj 2.Prisni për rezultatet e testit tuaj 90 minuta 3. Testi Covid-19 PCR do t’ju dorëzohet në anglisht 4. Kosto e testit PCR është 35 Euro 5. Qendra e Testimit PCR është në shërbim 24 orësh.

Testi i antitrupave (testi i gjakut), i përdorur për të përcaktuar nëse pasagjerët kanë pasur infeksion më parë me koronavirus (COVID-19) dhe testi i Antigjenit, i përdorur për të përcaktuar nëse individi është ende i sëmurë, nuk mund të merret në këtë qendër.

Ku mund të testohem?

Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e Testimit që ndodhet jashtë zonës së Mbërritjeve.

Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryhen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd