
Ylli argjentinas, Lionel Messi sot ka festuar ditëlindjen e tij të 34-të, ku nuk munguan dhe dhuratat nga shokët e ekipit të kombëtares argjentinase.
Për shkak se Argjentina është grumbulluar në Brazil për Kupën e Amerikës Latine dhe masat anti-Covid në këtë vend janë ende në fuqi dhe të ashpra, ata nuk kishin mundësi të blinin dhurata për shokun e tyre special.
Megjithatë, në mënyrën e tyre u përpoqën me sendet që kishin.
Në videon e publikuar në Twitter shihen dhuratat për Messin duke filluar nga antidjersa apo pijet e minibarit.
Më poshtë pamjet:
Leo #Messi’s birthday surprise from his Argentina teammates. 🥰🇦🇷 pic.twitter.com/stQHYDIh92
— Leo #Messi 🐐 (@LeoCuccittini_) June 24, 2021
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





