
UEFA shfuqizon rregullin e golit në fushë kundërshtare, që në mjaft raste vendoste për skuadrën që do të kualifikohej më tej në kompeticione të ndryshme, kur rezultati ishte i barabartë në total, pas dy ndeshjeve (vajtje-kthim). Ky konsiderohet ndryshim i për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës. Eleminimi i “peshës” së golit në fushë kundërshtare do të implementohet në këto dy gara europiane që nga sezoni 2021-2022.

Rregulli i golave jashtë fushe është përdorur për më shumë se gjysmë shekulli, por nuk do të vendosë më për ndeshjet me eliminim direkt në garat e klubeve, të organizuara nga UEFA. Presidenti Aleksander Ceferin shpjegoi se “ky rregull bie ndesh tashmë me qëllimin e tij origjinal dhe se mbajtja në fuqi e tij i largon skuadrat nga luajtja e futbollit sulmues”.
Kreu i UEFA-s specifikoi: "Ndikimi i rregullit të golit jashtë fushe tani është në kundërshtim me qëllimin e tij origjinal pasi, në fakt, i shkurajon ekipet vendase, veçanërisht në ndeshjet e para, nga loja sulmuese. Ato kanë frikë se pësojnë një gol, që do t’i jepte kundërshtarit avantazhin vendimtar në rastin e barazimit pas dy ndeshjeve”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





