WhatsApp po sjell një ndryshim të madh në aplikacion. Aplikacioni po shton dyqane. Tanimë do të jeni në gjendje të blini artikuj në aplikacionin e bisedës.
WhatsApp nisi si një aplikacion mesazhesh në vitin 2009. Por përfundimisht u ble nga Facebook në 2014 dhe që prej asaj kohe është përditësuar në mënyrë të vazhdueshme me veçori shtesë.
Por veçoritë duket të jenë më së shumti monetizim gjithfarë mënyrësh që pronari i Facebook bën duke shfrytëzuar përdoruesit.
Më e fundit është “Dyqanet”, e cila lejon bizneset të ofrojnë dyqanet virtuale në shërbim të qytetarëve.
Nuk është një surprizë e madhe, duke pasur parasysh që aplikacionet Facebook dhe Instagram, tashmë e kanë që të dyja funksionalitetin e blerjeve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd