Transmetuar më 23-06-2021, 14:46

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm portalin kombëtar të punësimit.Rama shprehet se kjo është një risi digjitale dhe e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

“Mirëmëngjes dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë. Për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/, shkruan Rama.

Agjencia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit me këtë platformë mundëson për herë të parë një sistem dhe infrastrukturë që i përgjigjet tregut të punës, punëkërkuesve dhe punëdhënënësve. Portali i lançuar sot nga Rama, është platforma që i përgjigjet çdo kërkesë të tregut. Aktualisht në portal janë 1470 oferta punësimi në 65 qytete të Shqipërisë

Një mundësi tjetër punësimi që është shpalosur së fundmi nga Rama është edhe platforma “Gati për Shqipërinë”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd