Transmetuar më 23-06-2021, 13:28

Skena në të cilën, gjatë një konference për shtyp me kombëtaren portugeze, bëri shpejt xhiron e botës. Cristiano Ronaldo largoi dy shishe Coca Cola dhe iu rekomandoi të pranishmëve të pinin vetëm ujë!

Gjigandi amerikan humbi 4 miliardë dollarë në bursë në ditët në vijim, ndërsa ky rast vazhdoi të mbushte gazeta, faqe interneti dhe televizione në të gjithë botën. Një javë më vonë, "Ikea", gjithashtu ndërhyri, shpesh e mësuar me postime ironike mbi temat e modës, në llogarinë vet në Twitter.

Kompania e njohur suedeze ka publikuar hedhjen në treg të një shisheje, të quajtur "Ronaldo", "i ripërdorshëm vetëm për ujë", me një kosto prej vetëm një dollar e 99 cent.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd