Transmetuar më 23-06-2021, 12:41

I ati rrihet keq nga të rinjtë pas ndërhyrjes pse i ngacmuan vajzën.

Ngjarja ka ndoidhur në Greqi. Disa të rinj kanë ngacmuar një vajzë dhe rrahën keq babain e saj kur ai ndërhyri për t’i kërkuar shpjegime.

Mësohet se babai i vajzës ndodhet në spital dhe është në gjendje të rëndë. Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, 20 qershor kur babai i pafat u përpoq të mbronte vajzën e tij por përfundoi në urgjencë i mbuluar nga gjaku.

Nga hetimi policor u arrestuan 15 persona, 5 prej të cilëve ishin grekë. Materialet në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Nafplio-s.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd