
Kylian Mbappé nuk duket i gatshëm ta rinovojë kontratën e tij (skadon për një vit) me PSG. Transmetuesi francez "Rmc Sport" e raporton këtë fakt. Për më tepër, sulmuesi francez tashmë ka kërkuar të largohet, por për klubin parizien situata është e komplikuar.
Gjetja e një blerësi të gatshëm të bëjë një ofertë të rëndësishme për një lojtar të blerë rreth 180 milionë euro duket e pamundur. Ndër klubet e interesuara për 22-vjecarin është Real Madridi, por Florentino Perez po përpiqet të presë skadimin e kontratës pas një viti, për ta marrë atë falas.
Duke pasur parasysh investimin e bërë te Mbappé, është një situatë shumë e komplikuar për Leonardo dhe presidentin e PSG, Nasser Al Khelaifi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





