Transmetuar më 22-06-2021, 19:26

Një video e publikuar tregon momentin e një përplasjeje fizike që ka ndodhur mes fatorinos dhe një qytetari në urbanin e Kamzës.

Siç raporton fjala.al, gjithçka ka nisur për arsye se pasagjeri nuk kishte lekë për të paguar biletën.

Kjo ka sjellë një debat mes tij dhe fatorinos, debat ky që më pas ka degraduar në përplasje fizike.

Siç mund ta shihni në video sherri mes fatorinos dhe pasagjerit ka vijuar edhe jashtë urbanit, ndërkohë që pasagjerët e tjerë ndërhynë për të qetësuar gjakrat mes tyre.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd