Transmetuar më 22-06-2021, 11:17

Elseid Hysaj do të udhëtojë së shpejti drejt kryeqytetit italian për t’u prezantuar si lojtar i Lazio. Konfirmohet ajo që ishte parashikuar nga mediat e fqiniit tonë të përtej Adriatikut. Mbrojtësi shqiptar do të jetë nënshkrimi i parë i epokës së Sarrit.

Shkodrani i datëlindjes 1994 do të firmosë një kontratë 5-vjeçare (alternative: 4 +1, me opsion) dhe këtë javë do të hedhë të zezën mbi të bardhë. Hysaj përgatitet të gjejë trajnerin që e vlerësoi, e mori nga Empoli te Napoli dhe tashmë e ka kërkesë precize te bardhekaltrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd