
Ishte një nga imazhet e lojës së shkëlqyeshme, deri më tani, të “Euro 2020”. Me fishkëllimën përfundimtare të Gjermani-Portugali, kamerat shkuan drejt Cristiano Ronaldos dhe Toni Kroos, të cilët deri vonë ishin shokë skuadre te Real Madridi. Në javën e lamtumirës së Sergio Ramos me Real Madridin kishte shumë spekulime për atë bisedë të shkurtër mes të dyve, por gjithë misterin e largon vetë numri 8 gjerman:
"Kam luajtur me të për katër sezone dhe nuk po e ekzagjeroj kur them se sigurisht që kam pasur sukseset më të mëdha me të dhe falë tij. Ne ishim fqinjë në dhomat e zhveshjes gjatë gjithë kohës. Sigurisht, isha i lumtur që e pashë përsëri. Ai u largua nga Real Madridi kohë më parë dhe ne nuk e shohim njëri-tjetrin aq shpesh. Nuk kemi luajtur kundër Juventusit.

Ne folëm shkurtimisht për ndeshjen që zhvilluam, sigurisht, por edhe për lojërat që do të vijnë. Unë i uroj fatin më të mirë dhe shpresoj që të kualifikohet për në raundin tjetër nashkë me ne. Përveç kësaj, unë e pyeta se si po shkonte në Itali. Ai ka qenë atje për tri vite. Ju nuk keni gjithë kohën e mevosjme për të folur pas ndeshjes, biseda jonë nuk kaloi pa u vënë re. Sapo hymë Brenda në tunel, ne gjithashtu ndërrruam fanellat”.
Kroos gjithashtu u takua me një ish-bashkëlojtar tjetër, Pepe, me të cilin përkoi tri sezone te Real Madridi: "Pepe është gjithashtu një djalë i jashtëzakonshëm, që nganjëherë duket shumë i egër në fushë, por është plotësisht njerëzor jashtë fushës. Si Cristiano, saktësisht. E njëjta gjë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





