
Situata e Mbappé te PSG mund të jetë në një pikë kthese, që e afron atë më shumë me Real Madridin, i gatshëm të bëjë çmenduri për sulmuesin francez. Siç raportohet nga gazeta angleze “Express”, PSG tashmë është duke kërkuar zëvendësuesin e Mbappé, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij në “Parce des Princes” dhe skadon në qershor 2022. Tabloidi britanik shpjegon se Harry Kane është favoriti për të zëvendësuar yllin francez.
Kapiteni i Anglisë kërkohet nga Pochettino, trajneri aktual i PSG-së, i cili ka qenë trajner i bomberit të Tottenham në Premier League. “Express” madje raporton që, nëse Mbappé nuk rinovon në muajin e ardhshëm, PSG do ta nxjerrë atë në shitje. Real Madridi duket se është në “pole position”, pavarësisht se tabloidi anglez përfshin në garën për fenomenin francez edhe Liverpool-in.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





