Transmetuar më 22-06-2021, 04:07

Një zyrtar i lartë kinez, është larguar për në Shtetet e Bashkuara bashkë me vajzën e tij dhe i ka treguar administratës Biden informacione rreth rrjedhjes së koronavirusit nga një laborator i Wuhan-it.

Ky zhvillim vjen ndërsa teoria që koronavirusi ka rrjedhur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan apo nga ndonjë laborator tjetër shkencor në Kinë është përshkruar si konspirative nga shumë njerëz edhe pse dihet që në laboratorët e Wuhan-it shkencëtarët kanë qenë duke studiuar koronavirusët që vijnë nga lakuriqët e natës.

Zyrtari 57-vjeçar Dong Jingwei, ishte zëvendës ministër në Ministrinë e Sigurisë Kombëtare të Kinës, e cila është praktikisht Shërbimet Sekrete të vendit. Ai është dorëzuar në Shtetet e Bashkuara

Gjithçka filloi me një tweet nga Han Lianchao, një ish-zyrtar i Ministrisë së Jashtme kineze, i cili u dorëzua në Shtetet e Bashkuara pas protestave të përgjakshme në Sheshin Tiananmen në 1989.

Në një postim që ai bëri më 16 qershor, ish-zyrtari kinez njoftoi se edhe Jingwei u dorëzua në Shtetet e Bashkuara. Zëvendësministri mësohet se është dorëzuar në shkurt 2021. Dorëzimi i Jingwei u diskutua në një takim të zyrtarëve kinezë dhe amerikanë në Alaskë, por Shtetet e Bashkuara refuzuan ta dorëzonin spiunin kinez.

Në takim nga pala amerikane ishin Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan.

Zyrtarisht nuk jepen detaje çfarë ka treguar zyrtari kinez. Por ajo që vërehet është se që në ditët që ai u dorëzua, Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Biden folën hapur për dyshime të forta se kovidi doli nga laboratori në Wuhan. Por nëse doli qëllimisht apo aksidentalisht, kjo nuk po thuhet ende.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd