
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u diskutuan programet televizive sipërfaqësore që transmetohen në shumë televizione shqiptare, roli i medias dhe shoqëria.
Mentor Kikia deklaroi se modelet e promovuara sot nga mediat, janë problematike. Ai tha se në Shqipëri është krijuar një “aristokraci” pa meritë dhe vlerë, por vetëm me para.
“Mediat promovojnë modele, prodhojnë modele. Nuk është media tradicionale. Janë rrjetet sociale, që për shkak të aksesit që kanë, janë bërë referimi i adoleshentëve.
A ka kjo impakt? Them se ka. Të rinjtë, adoleshentët, duke parë atë personin që i ka të gjitha, makinën, jetën e luksit, thonë përse të mos i kem unë?
Fëmijët e të pasurve shkojnë me pushime me njëri tjetrin. Do apo nuk do, kjo çon në krijimin e një aristokracie pa meritë, pa vlerë. Çon në krijimin e modeleve që të rinjtë e tjerë i shohin.
Fillon dhe reagon ndaj asaj që ka krijuar familja e vet me mënyrë të ndershme. Kjo prodhon krizën e personalitetit tek të rinjtë. Them se nuk zgjidhet, sepse është kostoja e modernizmit“, tha ndër të tjera Kikia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





