Transmetuar më 21-06-2021, 11:25

Tre lojtarë, pronë e Chelsea, janë kandidatë për të fituar çmimin prestigjioz “Golden Boy” për vitin 2021. Emrat e tyre janë: Billy Gilmour, Armando Broja dhe Tino Anjorin. Pra, edhe një shqiptar, pikërisht sulmuesi ynë kuqezi, që sezonin e kaluar luajti i huazuar te Vitesse në Hollandë.

https://www.instagram.com/p/CQKDF4dryrl/?utm_source=ig_web_copy_link

Duhet nënvizuar fakti se kjo është lista e parë, e madhe, prej 100 lojtarësh, e nominuar nga organizatori i këtij çmimi, “Tuttosport”, gazeta e njohur sportive torineze. Pra, mbetet për t’u parë në vijim, nëse shtatlarti i kombëtares sonë do t’iu mbijetojë “krasitjeve” të listës, e cila do të reduktohet në 50, 20 dhe 3 emra. Pastaj do të shpallet fituesi. Duhet të kujtojmë se “Golden Boy” jepet për lojtarët e rinj, U-21, çdo vit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd