Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja, pikërisht nga “El Chiringuito”: "Sergio Ramos ka folur me Milanin". Pas largimit nga Real Madridi, ish-kapiteni do të vihej menjëherë në kontakt me kuqezinjtë, saktësisht me mikun e tij, Paolo Maldini. Ai ka kërkuar një pagë neto prej 15 milionë eurosh në sezon dhe 20 të tjera në kohën e nënshkrimit.
Duke pasur parasysh këto shifra, nuk ka gjasa që operacioni të mund të materializohet, megjithëse ekziston një marrëdhënie e shkëlqyeshme midis lojtarit dhe drejtorit sportiv të Milanit. PSG dhe klubet e pasura angleze mbeten përpara nga pikëpamja ekonomike, por pista e kuqezinjve, sipas mediave spanjolle, nuk mund të përjashtohet apriori. Emri i madh i Milanit e tërheq shumë 36-vjeçarin, sidomos duke parë se atje gjen një veteran tjetër, si Ibrahimovic, i cili ka rilindur në “San Siro”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd