Pushimet, sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, po i kalon në Mallorca. Këto ditë janë të paharrueshme. 39-vjeçari, i shoqëruar nga familja (dy djemtë, Maximilian dhe Vincent, si dhe partnerja e tij, Helena Seger) po shëtit me jahtin e tij mbresëlënës, të vlerësuar 8 milionë euro. Ky mjet lundrues mund të shihet i ankoruar natën në “Moll Vell de Palma”. Në mes të mëngjesit, Ibrahimovic braktis ankorimin dhe fillon udhëtimin drejt një limani në Mallorca.
Suedezi e kalon kohën duke luajtur me fëmijët e tij dhe duke u hdhur nga jahti në det. Saltrot e tij janë mbresëlënëse. Pjesëtarët e një varke afër e njohën futbollistin dhe brohoritën për të. Ibrahimoviç, nga jahti i tij i përshëndeti duke buzëqeshur.
Njëri nga turistët nuk pati fare turp, u hodh në det për të notuar drejt jahtit të Ibrahimoviç. Diçka që nuk përfundoi me sukses, pasi ekuipazhi e pengoi atë të hipte në bord, ndër të tjera sepse ishte lakuriq, pa rroba banje, si miqtë e tjerë të tij. Dita vazhdoi me një ekskursion të shkurtër në liman dhe një gjumë të gjatë në bordin e jahtit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd