Transmetuar më 18-06-2021, 00:19

Agjenti i njohur italian, Mario Giuffredi, ka folur për situatën e klientëve të tij, përfshirë mbrojtësin tonë të kombëtares, Elseid Hysaj.

Ka shumë thashetheme që e shohin shkodranin kuqezi te Lazio, por Giuffredi frenon.

Për momentin, nga klubi bardhekaltër nuk e ka telefonuar askush:

"Hysaj te Sarri? Nuk është kështu. Lazio nuk më telefonoi kurrë, ne po punojmë për situata të tjera. E përsëris, deri më sot Lazio nuk më ka telefonuar.

Unë e lexoj këtë indiferencë kudo. Mbase do ta marr këtë telefonatë interesimi brenda një jave, por deri më sot nuk ka ardhur”./fredi/noa.al