Transmetuar më 17-06-2021, 23:35

Shkaku i vdekjes së 20 vjeçares Caroline Crouch është zbuluar tamam si nëpër filma: Ajo ka "rrëfyer" vetë se kush e ka vrarë. Ndaj çdo akuzë e mbajtur hapur për 40 ditë se ishin bandë shqiptare apo bullgare që vranë vajzën angleze, ra poshtë nga "rrëfimi" i të ndjerës.

Gjithçka ndodhi natën mes 10 dhe 11 majit 2021 në një shtëpi në Glyka Nera. Ajo po qëndronte në papafingo, kurse ai, poshtë në sallon.

Në një moment dëgjohen hapa. Ai vjen lart. Pak sekonda dhe frymëmarrja e saj u bë e shpeshtë, e çrregullt. Dhe pastaj po ikte, zemra po ndalte. Jastëku ku duhet të vinte kokën për të fjetur atë natës, i shërbeu të shoqit që ti merrte jetën pabesisht.

Ato sekonda ishin gjithçka që Caroline la pas. Ishin sekondat ku ajo me orën smart që kishte në njërën dorë, do ti tregonte hetuesve se kush e vrau.

Disa javë më vonë, në një qese të veçantë që përdoret për të vendosur prova ngjarjesh, një oficer policie sheh orën inteligjente të gruas së vdekur. Është një orë që mbledh të dhëna biometrike, të tilla si rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, distanca e kaluar ose hapat e përshkuar nga personi që e mban atë.

Ora ruan të dhëna, por gjithashtu mund t’i dërgojë ato në celularin e mbajtësit të orës. Në rastin e Glyka Nera, kjo orë ishte si kutia e zezë e një tragjedie ajrore.

Por ora – kutia e zezë, në ato sekonda dramatike, regjistroi rrahjet e zemrës së vajzës fatkeqe, e cila po largohej me shpejtësi nga jeta.

Caroline ndërroi jetë dhe vdekja e saj u regjistrua në orë, si një testament që e lë pas, një shenjë identifikimi për vrasësin, thjesht duke treguar kohën kur vdiq.

Në një celular, një person që kishte një marrëdhënie të veçantë me Caroline, shikon përsëri mesazhet që kishte marrë nga nëna fatkeqe. E ndjera para se të vdiste i kishte thënë asaj se gjërat nuk po shkonin mirë, se donte të largohej nga shtëpia me foshnjën e saj.

Vetëm disa orë pasi arkivoli me trupin e vajzës doli nga shtëpia, imazhet e një martese të lumtur përmbytën ekranet e TV dhe celularëve, duke mbushur shumëkënd me trishtim për fundin e tmerrshëm të marrëdhënies së "mrekullueshme".

Burri i Caroline dukej se po përpiqej të ndihmonte autoritetet sa më shumë që të mundeh, duke dhënë përshkrime, duke rrëfyer ato që mbante mend, duke rrëfyer si disa njerëz hynë dhe i vranë gruan ndërsa atë e kishin lidhur.

E ndërsa Harry thoshte këto, një polic ngjitet në papafingo të marrë trupin. Ai vë re orën në dorën e saj të pajetë. "Kam vdekur më herët"", dukej sikur thoshte ajo, duke hedhur poshtë ato që po përralliste i shoqi poshtë në sallon. /noa.al