Transmetuar më 17-06-2021, 17:33

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Fier duke i marrë jetën një personi, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:50, kur një shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se viktima dyshohet të jetë 56 vjeçari Gramoz Veli Aliaj nga fshati Plyk i Fierit, pasi ky eshte dhe emri qe eshte gjendur ne lejen e drejtimit te mjetit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga. /noa.al