Transmetuar më 16-06-2021, 17:33

Publikohen pamjet e rënda të aksidentit me teleferik, i cili iu mori jetën 14 personave në Itali.

Sikurse shihet në videon e publikuar nga “Tg3”, teleferiku ra 300 metra para mbërritjes në stacionin e fundit në një lartësi prej 20 metrash dhe u rrokullis për qindra metra të tjera në tokë derisa u ndalua nga pemët.

Incidenti tragjik shkatërroi jetët e 5 familjeve. Mes 14 viktimave ishin dy fëmijë. I vetmi i mbijetuar mrekullisht është një 5-vjeçar.

Për ngjarjen janë arrestuar tre persona. Hetuesit njoftuan se frena e emergjencës ishte çaktivizuar qëllimisht për të shmangur anomalitë dhe ndërprerjen e punës.

Përgjegjësit, presidenti i firmës menaxhuese, inxhinieri kryesor dhe kreu i shërbimit mbikëqyrës kanë pranuar fajin dhe se ishin në dijeni të problemeve.