Transmetuar më 16-06-2021, 00:01

Enca Haxhia dhe Noizy, 5 vite më parë publikuan duetin e tyre me titull “Bow Down”.

Kjo këngë sot numëron mbi 140 milionë klikime në, youtube, si një nga më të klikuarat shqiptare.

Prej vitesh ata kanë krisje mes tyre dhe nuk flasin me njëri tjetrin.

Madje këngëtarja është shprehur më herët që nuk do bashkëpunonte kurrë më me reperin e njohur.

Së fundmi, me rastin e 5-vjetrorit të këngës “Bow Down” që e ka në bashkëpunim me reperin, Enca ka postuar në “InstaStory” një sekuencë nga ky projekt, ku ka shkëputur pjesën ku është i dukshëm edhe Noizy.

“5 vjet nga Bow Down sot”, shkruan ajo.

Ndoshta kjo tregon se dy këngëtarët kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre./noa.al/