Transmetuar më 14-06-2021, 16:56

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2618 testime, 23 të shëruar, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.

Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

Për të vijuar ruajtjen e situatës së mirë epidemiologjike në vend dhe për kufizimin e përhapjes së Covid19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i’u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e virusit: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.