Transmetuar më 14-06-2021, 16:48

"Ishin dy orët më shqetësuese të përvojës sime në futboll", – tha ish-portieri legjendar danez i Manchester United, Peter Schmeichel, për “BBC”. Dhe të shohësh atë që ndodhi të shtunën e kaluar në fushën e “Parken Stadion” në Kopenhagë nuk të lë kurrë shije të mirë.

Dy nga protagonistët e mëdhenj të asaj pasditeje që tronditi mbarë botën e futbollit ishin kapiteni Simon Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel, dy nga lojtarët që në një mënyrë ose në një tjetër ridrejtuan rrugën, duke evituar një tragjedi me frikë të madhe.

Të dy lojtarët danezë menduan të qetësonin dhe siguronin partneren e Eriksen, Sabrina Kvist, e cila, siç deklaroi babai i Kasperit, Peter, "besonte se burri i saj kishte vdekur".

Fakti është se ngjarja ndodhi shumë afër vendit ku ndodheshin familjet e lojtarëve danezë, gjë që bëri që ato ta shihnin momentin dramatik.

Kjo shkaktoi tmerr te gruaja e mesfushorit të Interit, e cila u hodh në fushë nga frika e më të keqes.

Këtë e pohoi Peter Schmeichel, pasi foli me djalin e tij, Kasper, i cili së pari u përpoq ta mposhtte ankthin e tij kur pa bashkëlojtarin e shtrirë në tokë pa ndjenja, pastaj qetësoi partneren e Eriksen. /fredi/noa.al