Transmetuar më 14-06-2021, 16:36

Promovimi i një kremi fytyre ka ngjallur debat mes ndjekësve në Instagram të blogeres Armina Mevlani.

Ajo është përballur me kritika duke e akuzuar edhe për filtra si dhe për promo produktesh me qëllim përfitimi ndërkohë që sipas tyre, Armina e ka vetëvlerësimin e ulët duke u bërë madje qesharake.

Këto kritika si dush i ftohtë janë pritur me qetësi nga Armina, duke dhënë përgjigje për çdo raste, pa përdorur fyerje.

Në dy rastet kur Armina u përfshi në replika, spikati ai që e akuzonte se pamjet e shpërndara teksa përdor krimin e një kompanie, nuk ishin asgjë tjetër veçse efekti promo për të shitur produktet:

"Armina paguhet për reklamimin, njerëzit gënjejnë veten se mund të kenë fytyrën perfekte që në fakt është arritur me filtra. Rezultati është zhgënjyes dhe shpenzime të tepërta financiare. Mjafton të shohësh me kujdes pjesën kur vendos produktin ku duket lëkura e vërtetë, me akne, pore, irritime si çdokush prej nesh. Në vend të fytyrës perfekte mundohuni të solidarizoheni me ato që vuajnë çdo ditë me këto komplekse".

Replika e Arminës ishte kështu: "Unë aasnjëherë nuk ndaj me ndjekësit produkte që nuk i përdor. Madje kam ndarë momente kur fytyra ime ka qenë me akne dhe se si kam arritur deri sot. Sigurisht produktet janë shumë të rëndësishme, mbrojtja ndaj diellit, vitamina C, etj.".

Ndërsa Armina bëri këto shpjegime, një tjetër ia priti plot ironu: "Wow çfarë lëkure e lëmuar dhe e njëtrajtshme. Thua vallë të jenë produktet që ke përdorur?! Sigurisht që jo. Janë filtrat që vendosni në çdo foto dhe video të mundshme, për shkak të vetëvlerësimit të ulët që keni. Jeni qesharake".

Edhe për këtë reagim, Armina e kishte një replikë: "Ky nuk eështë spak filtër mbulues apo t’i japë shkëlqim lëkurës. Ajo është lëkura ime tani dhe unë e ndaj shpesh dhe në story si e kam arritur". /klea/noa.al