Transmetuar më 13-06-2021, 13:19

Nuk është ndër ekipet kombëtare favorite për “Euro 2020”, por Hollanda po kthehet ngadalë në elitën e kombëtareve të botës.

Të rinj dhe kampionë të vjetër, të gatshëm për të thënë fjalën e tyre në garën këtë Europian, portokallinjtë do të kenë në skuadër lojtarin më të vjetër të këtij kompeticioni, Maarten Stekelenburg.

Ai pritet të jetë në portë sot, ndaj Ukrainës. Stekelenburg është i vetmi nga datëlindja 1982, 39 vjeç, më i vjetri në këtë Kampionat Europian.

Mbas tij vijnë Pepe i Portugalisë dhe portieri skocez, Craig Gordon, lindur më 1983. Kjo është pjesëmarrja e tretë për mbrojtësin ekstrem hollandez, pasi humbi edicionin e vitit 2016.

Pas përjashtimit të Cillessen për shkak të koronavirusit, Stekelenburg rivalizon për fanellën e titullarit te portokallinjtë me Krul dhe Marco Bizot.

Duhet sqaruar se Stekelenburg do të jetë më i vjetri në fushë në këtë kompeticion, por jo më i vjetri absolut në të gjithë Europianët. Në edicionin e kaluar, portieri hungarez, Kiraly, në fakt luajti 40 vjeç. /fredi/noa.al