Transmetuar më 12-06-2021, 23:48

Darnela Frasier , 18-vjeçares që regjistroi arrestimin dhe vrasjen e Floyd në Minneapolis, SHBA me celularin e saj, ka marrë çmim special, Pulitzer.

Komiteti i Pulitzerit nderoi të renë, që doli për të bërë pazar atë ditë dhe rastësisht u ndodh para skenës së rëndë.

Ajo “regjistroi me guxim vrasjen e George Floyd, një video që shkaktoi protesta kundër dhunës së policisë në të gjithë botën”.

Çmimet Pulitzer janë më prestigjiozet në gazetarinë amerikane dhe janë dhënë që nga viti 1917.

Shumë prej fituesve u identifikuan për mbulimin e pandemisë dhe regjistrimin e protestave që shpërthyen pas vdekjes së Floyd në maj të vitit 2020./noa.al/