Transmetuar më 12-06-2021, 23:36

Deklaratat e bëra nga Lukas Podolski mbi partneret e futbollistëve ngjallën disa polemika.

Ish-sulmuesi, kampion bote me Gjermaninë, kishte thënë se "shumica e grave të lojtarëve më acarojnë nervat.

Ju as nuk i keni parë shumë prej tyre ndonjëherë nëpër media, para se të takonin një futbollist. Dhe pastaj, papritmas i shihni në të gjitha portalet dhe rrjetet sociale”.

Deklarata e tij shkaktoi një reagim të furishëm nga Jessica Contento, gruaja e ish-mbrojtësit të majtë të Bayern Munih, Diego: "Në përgjithësi, unë nuk mund ta kuptoj deklaratën tuaj. Nuk është klishe, por shumë gra, përfshirë edhe veten time, kanë luftuar për vite me radhë. Nuk është mirë t’i futësh të gjitha në një thes”. /fredi/noa.al