



Është diçka vërtet historike. Gjimnasti rus, por që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare prej dy vitesh, Matvei Petrov, ka rrëmbyer medalje ari në Kupën e Botës, në disiplinën e Gjimnastike Artistike, që po zhvillohet në Osijek të Kroacisë.
Për herë të parë në historinë e gjimnastikës shqiptare fitohet një medalje ari në Kupë Bote.
Ky është një emocion i papërshkrueshëm, që mban gjallë shpresën për medaljen e parë në histori të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ku Petrov do të garojë për ngjyrat kuqezi.
Meritë e punës së tij dhe e trajnerit Alon Hasa, që e bindi rusin të garojë për ne dhe tashmë të na nderojë me medalje ari. /fredi/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





