Transmetuar më 12-06-2021, 11:35

Real Madridi po e josh me gjithçka, PSG ngulmon që të rinovojë. Ai vetë ka synim të shkëlqejë në finalet e këtij Europiani, si në Botërorin 2018, për t’u konfirmuar ylli i ri i futbollit botëror.

Më pas mund të mendojë për të ardhmen në rang klubi. Duhet kujtuar se kontrata e tij me parizienët skadon pas një viti, çka do të thotë se nga janari mund të negociojë më kë të dojë dhe të largohet falas. Pikërisht këtë gjë do edhe Florentino Perez.

Vetë 22-vjeçari Mbappe ka pranuar se ndodhet para një vendimi të vështirë për t’u marrë.

“Nuk kam nevojë të nxitohem, sepse duhet të marr vendimin e duhur, i cili është i vështirë. Do t’i jap vetes çdo mundësi për të vendosur me qetësi, pa u ndikuar, por vetëm duke dëgjuar mendjen time, – tha Mbappe për “France Football”. – Unë jam në një klub, që më pëlqen, ku ndihem mirë.

Por, a është ky klubi më i mirë për mua? Nuk e kam ende përgjigjen. E di që një projekt me ose pa mua nuk është krejt i njëjtë për klubin. Sidoqoftë, PSG i kupton ndjenjat e mia. Të jesh një lojtar i shkëlqyeshëm, gjithashtu duhet ta dëshmon veten jashtë fushës, ku duhet t’i bësh gjërat pastër dhe me ndershmëri". /a.l/noa.al