Transmetuar më 12-06-2021, 11:01

Nga kombëtarja te pushimet. Marash Kumbulla duhet të relaksohet, pas një sezoni të vështirë debutues te Roma, gjatë të cilit provoi edhe Covid-19.

Dy miqësoret e qershorit shërbyen për të treguar sërish rolin e tij si titullar në formacionin kuqezi.

Duke dashur të bëjë një bilanc, 20-vjeçari shkodran, që ka lindur në Itali, shkroi përmes Instagramit:

“Pas dy testeve të rëndësishme me kombëtaren time, sezoni ka mbaruar. Ka qenë një sezon emocionues për mua:

Debutimi me fanellën e Romës në kompeticionet europiane, goli im i parë me këtë fanellë, goli im i parë në Serie A, rritja ime me Shqipërinë, me të cilën ëndërroj të arrij objektiva të rëndësishëm.

Ka patur shumë gjëra pozitive, që i marr me vete. Ato negativet më kanë shërbyer për të mësuar. Është vetëm fillimi dhe dua ta vazhdoj të rritem.

Pres me padurim të nis sezonin e ardhshëm dhe shpresoj të takohem më në fund me tifozët në ‘Olimpico’. Faleminderit”. /a.l/noa.al