Transmetuar më 12-06-2021, 09:37

Adoleshentja Darnella Frazier, nga Minesota është shpërblyer me Çmimin Pulitzer, pasi filmoi vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policie.

Vlerësimet me Çmimin Pulitzer në gazetari konsiderohen më prestigjiozet në Shtetet e Bashkuara.

Adoleshentja u vlerësua me këtë çmim pasi, është cituar për “incizim të guximshëm të vrasjes së George Floydit, një video që ka nxitur protesta kundër brutalitetit policor në gjithë botën.

"Çmimi që i akordohet adoleshentes po nxjerr në pah rolin e rëndësishëm të qytetarëve teksa gazetarët janë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”, ka thënë bordi vlerësues.

Por për SHBA-në në profesionin e gazetarisë janë ndarë një sërë çmimesh në shenjë vlerësimi, si stafi i gazetës "Minneapolis Star Tribune", është nderuar me çmimin për dhënien e lajmit më të shpejtë për vdekjen e Floydit.

Platforma online "BuzzFeed" ka fituar çmimin e parë Pulitzer, në kategorinë e raportimit ndërkombëtar, për mbulim të zhvillimeve rreth kampeve të ndërtuara nga Kina për ndalime masive të ujgurëve myslimanë.

E përditshmja amerikane "The New York Times" ka fituar çmimin për shërbim publik dhe për mbulim të pandemisë së koronavirusit.

Agjencia e lajmeve "The Associated Press" ka fituar dy çmime për fotografi, njërin për mbulim të protestave për pabarazi racore në Shtetet e Bashkura, dhe tjetrin për ndikimin e pandemisë së koronavirusit te të moshuarit në Spanjë.