Transmetuar më 12-06-2021, 01:10

Merkatoja për kuqezinjtë e kombëtares sonë ka filluar. Zërat na shpien te SPAL, ku luan Etrit Berisha.

Sipas “Il Resto del Carlino”, portieri shqiptar duket gjithnjë e më shumë larg qëndrimit në Emilia, por klubi aktual, që militon në Serie B, nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete për kartonin e tij deri më sot.

Duhet kujtuar se situatë mjaft e nderë është edhe për portierin tjetër të kombëtares, Thomas Strakosha, i cili, nga titullar te Lazio ka përfunduar në stol, i sfiduar nga veterani spanjoll, Pepe Reina.

Asnjëri prej tyre nuk ishte pjesë e kombëtares për dy miqësoret e fundit, teksa debutoi si titullar Selmani. /a.l/noa