Transmetuar më 11-06-2021, 20:47

Izraeli është vendi i parë në botë që ndalon përdorimin e peliçeve në veshje.

Ai që ka shpallur kthimin në të drejtat e kafshëve ka qenë ministri i Ambientit të shtetit hebre, i cili në një shënim ka pohuar që “tregtia, importi dhe eksporti i peliçeve nga kafshët do të jetë i ndaluar, me përjashtim të përdorimit për kërkime, studime dhe disa tradita fetare”.

Peliçja, në fakt, përdoret si një mbulesë koke të veshur nga disa hebrenj ultra ortodoksë, shreitmel.

Dekreti i Ministrisë do të hyjë në fuqi pas 6 muajsh.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve kanë reaguar me gëzim.

“Në këtë ditë historike, Izraeli ka vendosur një precedent etik dhe shpresohet që shtete të tjera t’i bashkohen dhe të ndalojnë shitjen e lëkurës për modë”, ka shkruar në Facebook, Anti-Fur coalition.

Ndërsa shoqata “People for the Ethical Treatment of Animals (Peta)”, ka kujtuar se rritja e kafshëve për peliçe janë “terren i përsosur për shumimin e sëmundjeve”, dhe që për arsye ekskluzivisht ekonomike, miliona kafshë detyrohen të jetojnë në kafaze të vogla, u merret jeta në mënyrat më të këqija.

Deri tani vetëm California dhe disa qytete të izoluara kishin ndaluar peliçet.

Sipas Humane Society, çdo vit miliona kafshë rriten dhe eliminohen në ferma peliçesh për të furnizuar industrinë e modës.

Përveç se për arsye etike, tashmë janë të shumtë ata që bien dakort se rritja e kafshëve për peliçe duhet të ndalohet edhe për shkak të shpërndarjes së fundit të koronavirusit.