Transmetuar më 11-06-2021, 17:24

Një lojtar i Genoa në Itali është vendosur në arrest shtëpie, sepse akuzohet për përdhunim.

Ndaj Manolo Portanova është ngritur akuza e përdhunimit të një vajze 20-vjeçare, së bashku me tre të rinj të tjerë, në fund të një feste në Siena.

Vetëm njëri nga katër të arrestuarit pranoi se kishte pasur marrëdhënie intime, por sqaroi se vajza kishte dhënë pëlqimin e saj.

Pjesa tjetër i mohoi faktet dhe kërkoi lirimin, gjë që prokurori e kundërshtoi.

Portanova, 21 vjeç, është djali i ish-mbrojtësit të Messina, Napolit, Bologna dhe Siena, Daniele Portanova.

Këtë sezon ka luajtur pesë ndeshje në Serie A me ekipin gjenovez. Përveç kësaj, është titullar në kombëtaren italiane U-20. /noa.al