Transmetuar më 11-06-2021, 10:28

Një plumb "dhuratë" ka shkuar këtë mëngjes në dritaren e zyrës së drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet, Asllan Bajramit.

Dërgimi i këtij plumbi në zyrën e Bajramit shihet si një mesazh kërcënues dhe të gjitha dyshimet janë se shantazhi po bëhet për shkak të detyrës.

Policia tha se pas denoncimit, forcat e saj kanë konstatuar fishekun për automatik Kallashnikov model 56, i cili ishte i vendosur në parvazen e dritares së zyrës.

Lidhur me këtë incident, prokurori tha: Plumbi ishte në pjesën e jashtme të dritares së zyrës. Zyra ime është brenda godinës së Gjykatës së Përmetit, ku ushtrojnë detyrën edhe tre gjyqtarë, dhe që është pronë e Ministrisë së Drejtësisë. Menjëherë sapo kam parë plumbin, i jam drejtuar policisë”.

Bajrami është shprehur gjithashtu se gjatë ditëve të fundit ka marrë thirrje në celular nga numra privatë, të cilat po verifikohen tashmë nga grupi hetimor.

Bajrami ka qenë me detyrë në disa rrethe të ndryshme të vendit tonë dhe kanë pasur në drejtim një sërë dosjesh hetimore. /xhoana/noa.al