Transmetuar më 11-06-2021, 08:30

Maturantët ditën e sotme do të zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të lëndës së Matematikës.

Në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen këtij provimi 34 mijë maturantë, i cili pritet të nisë në orën 10:00 dhe dorëzimi i fletës së provimit në orën 12.30.

Ndryshe nga viti i kaluar, që kohëzgjatja e provimit ishte 2 orë, këtë vitë është 30 minuta më shumë.

Ashtu si një vit më parë edhe sivjet maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi. Numri i nxënësve në një klasë nuk do të jetë më shumë sesa 10-15 maturantë.

Përtej masave anti-Covid është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse ndodh e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta.

Ashtu si në dy provimet e para edhe në këtë test në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25 për qind, ose 15 pikë.

Provimi i fundit që është ai i lëndëve me zgjedhje do të zhvillohet me 15 qershor. Diferenca mes ditëve të provimit ka qenë 4 ditë ndërmjet, njëri-tjetrit. /xhoana/noa.al

Foto: NOA/LSA