Transmetuar më 11-06-2021, 06:29

Një i ri nga Elbasani i cilin prej vitesh jeton me familjen në Britaninë e Madhe, u dënua këtë të enjte nga një gjykatë angleze me dhjetë vjet burgim.

Muhamet Qosja, 29 vjeç u dënua për trafik droge. Në një aksion të policisë atij iu gjetën në banesë, sasi droge të llojit kokainp e cilësisë së lartë.

Droga e fortë me vlerë 1.1 milionë paund në tregun e zi narkotik, ishte fshehur poshtë krevatit të fëmijës.

Kalvari nisi një vit më parë. Qosja u arrestua në një tentativë arratisjeje teksa policia po ushtronte kontroll mjetesh dhe te makina e tij u gjetën 23 mijë paund të fshehura në kroskot.

Kontrolli që vijoi në banesë, gjeti dhe 5 kg kokainë të fshehura në krevatin e fëmijës. Po ashtu u gjetën edhe 6 kg kokainë të tjera, në një çantë rrobash. Në fund u gjet dhe një armë zjarri me 20 fishekë.

Shtatë vjet pasi kishte mbërritur në Angli, tani Muhamet Qosja përballet me 10 vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për “armëmbajtje pa leje”, “trafik droge” dhe “pastrim parash”.