Një ditë pas shkarkimit Presidenti dekreton 4 ligje të Kuvendit, mes tyre dhe një pakt ekstradimi me SHBA
Transmetuar më 10-06-2021, 20:00

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar hyrjen në fuqi të katër marrëveshjeve ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Gjermaninë.

Mes dekretimeve është edhe ligji që ratifikon marrëveshjen e ekstradimit të nënshkruar mes dy vendeve, që zëvendëson një traktat ekstradimi që datonte që nga koha e Ahmet Zogut.

Dekretim ka marrë edhe marrëveshja me Gjermaninë për programin e menaxhimit të qendrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve.

Po me Gjermaninë ka dekretuar edhe ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin financiar 2019, mbi bazën e të cilës u rehabilitua hidrocentrali i Fierzës.

Marrëveshja e fundit e dekretuar nga Presidenti është një tjetër pakt me Qeverinë gjermane për programin e investimeve për zhvillimin e integruar rajonal.

Dekretet e Presidentit vijnë një ditë pasi ai u shkarkua nga detyra me një votim masiv nga Parlamenti. /klea/noa.al