Ermal Meta do të jetë këngëtari që çel Kampionatin Evropian të Futbollit
Transmetuar më 10-06-2021, 19:12

Ermal Meta do të jetë këngëtari shqiptar që do të ngjitet në skenën e improvizuar në fushën e "Olimpico" të Romës.

Edhe pse protagonisti muzikor në ceremoninë e hapjes së Euro 2020 do të jetë Andrea Bocelli, ajo që vlen të theksohet është fakti se këngëtari i parë që do të ngjitet në skenë është Ermali.

Meta do të këndojë këngën "Uno", pjesë e albumit më të ri "Tribu Urbana", ndërsa Bocelli do të interpretojë "Nessun Dorma", ku si sfond do të shërbejnë avionët në qiell që do të lëshojnë në qiell tre ngjyrat e flamurit italian. /marina/noa.al