
Gjashtë persona, mes të cilëve dhe dy në moshë të re, janë duke luftuar për jetën në Spitalin Infektiv të Tiranës pasi gjendja e tyre është prej ditësh e rënduar nga infeksioni COVID-19.
Aktualisht në të vetmin spital Covid që funksionon, po marrin trajtim spitalor 20 pacientë.
Por 6 pacientë janë në terapi intensive në reanimacion. Megjithatë asnjë prej tyre nuk është në intubim. Por fakt është se pjesa më e madhe e viktimave në spitalet kovid kanë qenë ndër ata që ishin nën terapi intensive. Ndërsa ata që intuboheshin thuajse të gjithë kanë vdekur.
Sakaq, në 24 orët e fundit janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.
Në 24 orët e fundit, për të dytën ditë radhazi nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë, raporton noa.al. /ardi/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





