
Shtatëqind mijë euro. Kaq është shuma marramendëse që një murgeshë ka vjedhur në shkollën fillore katolike që ajo drejtonte dhe thuajse të gjitha i ka shpenzuar duke u sorollatur nëpër kazino.
Ngjarja ka provokuar habi dhe zemërim në radhët e katolikëve të cilët janë shprehur të tronditur sot nga zbulimi që çoi në arrestimin e murgeshës nga autoritetet policore në Los Angeles, SHBA.
Gruaja 79 vjeçare ishte fiksuar kaq shumë pas lojërave të fatit sa arriti të vjedhë gradualisht plot 835,339 dollarë (rreth 700 mijë euro) gjatë viteve të fundit, për të financuar udhëtime drejt kazinove ku luante pambarimisht kumar.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Los Angeles, 79 vjeçarja Mary Margaret Kreuper u akuzua për pastrim parash dhe mashtrim në fillim të kësaj jave. E dyshuara e ka pranuar krimin, raporton noa.al duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters.
E moshuara drejtoi për shumë vite shkollën fillore katolike “St. James ”në qytetin e Torrance (në jug të Los Anxhelosit).
Hetuesit zbuluan dhe skemën e vjedhjes. Ajo përvetësoi para dhe dhurime që iu bënë shkollës duke u futur në llogaritë bankare dhe duke i zbrazur ato për më shumë se dhjetë vjet (2008 deri 2018). Paralelisht ajo falsifikonin librat e llogarive të shkollës.
Sipas zyrës së prokurorit publik, gruaja pranoi se kishte përdorur paratë e vjedhura për të financuar "shpenzime të mëdha kumari". Ajo gjithashtu zeroi edhe borxhet e kartave të kreditit.
Avokati i murgeshës tha se ajo ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet dhe ka thënë se ndjehet e penduar për atë që ka bërë, sidomos në kundërshtim me dhjetë urdhëresat që zbaton një murgeshë në fenë kristian katolike.
Avokati tha se kjo murgeshë, tërë jetën e saj punoi për të ndihmuar të varfrit, por më vonë përjetoi probleme psikologjike që e errësuan gjykimin e saj.
Më 1 korrik, murgesha e lojtarëve duhet të paraqitet përsëri në gjykatë. Sipas prokurorisë, krimet që ajo akuzohet parashikojnë 40 vjet burgim. Nuk dihet nëse mosha e saj e thyer do të ndikojë në vendimin e gjykatës. /klea/noa.al
Foto: Reuters
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





