Transmetuar më 10-06-2021, 00:06

Presidenti i Ilir Meta ka zgjedhur të përshëndesë qytetarët me këngën“Himnin e Djelmnisë Dibrane”, pas shkarkimit nga parlamenti.

Meta ka publikuar një video ku e shoqëronedhe me mbishkrim.

Meta shkruan se: “çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojërat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm”.

"Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm. Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar.

Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!", shkruan Meta në reagimin e plotë.

Pas shkakrimit nga Parlamenti, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë nëse Meta do të ndërpresë detyrën si president apo do ta vijojë atë deri më korrik të vitit 2022.