“Shpresoj të të bëj krenar”/ Vin Diesel prek me dedikimin për Paul Walker
Transmetuar më 09-06-2021, 22:54

Aktori i njohur Paul Walker nuk jeton më por kolegu i tij Vin Diesel e kujton herë pas here.

Së fundmi, Diesel ka kujtuar mikun e tij të ndjerë, pak javë para lancimit të “Fast and Furious 9”.

Diesel, përmes një postimi në rrjete sociale, ndau një fotografi të realizuar me Paul në sheshxhirim vite më parë.

Me disa fjalë të ndjera, aktori zbuloi se këtë foto ia kishte dërguar vajza e Paul, Meadow.

“Vëllazëria e përjetshme është një bekim përtej fjalëve. Shpresoj të të bëj krenar. Dashuri, gjithmonë”, shkroi Vin mes të tjerave.

Pas ndarjes nga jeta të Walker, Vin Diesel i ka qëndruar gjithnjë pranë familjes së tij dhe duket se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e të ndjerit, Meadow.

Statusi i tij është komentuar gjerësisht nga fansat e tyre.