Qeveria qarkullon zv.ministrat dhe drejtorët e ARRSH, KESH e Albcontrol
Transmetuar më 08-06-2021, 18:31

Në prag të legjislaturës së re e cila do të detyrojë në shtator kryeministrin Rama të ndërtojë një kabinet të ri qeveritar, vijnë ndryshime të shumta në strukturat në varësi të tij.

Hantin Bonati, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga posti si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, sot është emëruar drejtor i Albcontrol.

Bonati qëndroi në postin e zëvendësministrit të Ministrisë që e drejton Belinda Balluku, për 4 vjet dhe tani shkon në krye të institucionit shtetëror me pagat më të larta në Shqipëri, post që më parë e kishte Balluku.

Vënia e tij në krye të Albcontrol vjen pas skandalit me stafin që bojkotoi punën se u ishin përgjysmuar rrogat milionere dhe u ankuan se nuk punonin dot ngaqë ishin të stresuar.

Sakaq të tjera ndryshime janë njoftuar sot. Ergys Verdho është shkarkuar nga posti si kreu i ARRSH.

Po ashtu është shkarkuar Benet Beci si drejtor i KESH, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Vendin e Becit e mori Verdho që u shkarkua si drejtor i Autoritetit të Rrugëve. Ndërsa vetë Beci u bë deputet.

Ebis Berberi do të jetë në vend të Becit në ARRSH. /noa.al