
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të martën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
I cilësuar si “kasapi i Bosnjës”, ai u dënua në nëntor të vitit 2017 nën akuzat që përfshinin vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.
Bëhet fjalë për një nga mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur si e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.
Për shumë vite ai u arratis derisa në 2011 u vetëdorëzua në Polici dhe iu nënshtrua një procesi gjyqësor që zgjati nga 2012 në 2017.
Në 2016 u dënua dhe shefi i tij, Radovan Karaxhiç që po vuan gjithashtu dënimin me burgim të përjetshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





