Transmetuar më 08-06-2021, 13:30

Kongresi Amerikan nuk po ndalet në kërkesën për qeverinë që të nxjerrë provat që pretendon se ka për Sali Berishën dhe familjen e tij të cilët i shpalli para pak javësh persona të padëshirueshëm që u ndalohet përgjithmonë hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Kongresmeni republikan Lee Zeldin i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit këtë letër që shikoni, duke kërkuar informacione lidhur me vendimin për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Kërkesa është bërë përmes një letre drejtuar Komisionit të Ligjeve. Në shkresën zyrtare kërkohet të dihet se mbi ç’baza është marrë vendimi për Berishën dhe familjen e tij.

Kërkesa vjen një ditë pasi i njëjti i kërkoi sekretarit Antony Blinken informacione specifike lidhur me vendimin e papritur.

Dje ai tha se ka bërë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.