Transmetuar më 08-06-2021, 00:01

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një djalë 10-vjeçar u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje në New York.

Këtë të hënë kanë dalë pamjet nga momenti i rëndë.

Në video duket një i huaj që qëndron jashtë shtëpisë ku banonte i mituri në Queens.

Ai hap zjarr në drejtim të shtëpisë dhe për pasojë, 10-vjeçari me emrin Justin Wallance vdes, ndërsa plagoset xhaxhai i tij, 29 vjeç.

Policia është ende në kërkim të autorit. Babai i të miturit të ndjerë që humbi jetën tha se ngjarja ndodhi për shkak të një vendi parkimi të përbashkët.

Më poshtë pamjet: