Transmetuar më 05-06-2021, 22:41
Një emigrant nga Kosova në Zyrih të Zvicrës, i ka rregulluar makinës së tij një garazh të veçantë brenda shtëpisë, duke ia bërë si ‘sallon’.
Sipas mediave në Kosovë, A.D., ka publikuar dy fotografi të veturës së tij brenda garazhit.
Në fotografi shihet se garazhi është i shtruar me qeramikë, në tavan ka të vendosur logon e BMW-së dhe një dizajn me drita të veçanta.
Ai në fotografitë e publikuara ka thënë "fle" me veturën e tij BMW në shtëpi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd